SHQIPERIA

Guardia di Finanza: Trafikantët po zhvendosin parcelat e kanabisit në zona të izoluara, i zbulojmë nga ajri me teknologji moderne

Kosova.Today ·

Monitorimi nga ajri dhe përdorimi i pajisjeve moderne të vëzhgimit kanë rritur kapacitetet e Guardia di Finanza-s në identifikimin e parcelave të dyshuara të kultivuara me kanabis në Shqipëri. Përfaqësuesi i autoriteteve italiane, gjatë...

Monitorimi nga ajri dhe përdorimi i pajisjeve moderne të vëzhgimit kanë rritur kapacitetet e Guardia di Finanza-s në identifikimin e parcelave të dyshuara të kultivuara me kanabis në Shqipëri. Përfaqësuesi i autoriteteve italiane, gjatë një konference të përbashkët me Policinë e Shtetit, theksoi se bashkëpunimi mes dy palëve ka sjellë rezultate konkrete në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike.

Ai bëri të ditur se përmes helikopterëve të pajisur me sensorë modernë, autoritetet arrijnë të monitorojnë edhe territore të vështira për t’u aksesuar, duke përfshirë zona të thella malore në veri të Shqipërisë.

“Dua t’ju paraqes rezultatet konkrete në operacionet kundër drogës. Ne punojmë me mjetet më moderne, me helikopterë që mund të vëzhgojnë nga ajri në çdo kohë. Këto mjete kanë sensorët më të mirë ajrorë”, deklaroi përfaqësuesi i Guardia di Finanza-s.

Sipas tij, përmirësimi i teknologjisë së vëzhgimit ka rritur ndjeshëm aftësinë e autoriteteve për të identifikuar zonat e dyshuara dhe për të ndërhyrë edhe në territore që më parë ishin të vështira për t’u monitoruar.

“Kemi identifikuar zonat e dyshimta. Kemi një rritje të aftësive operative, si dhe një efikasitet dhe vlerë të bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të narkotikëve. Kemi arritur edhe zona të vështira, sidomos në veriun e Shqipërisë”, u shpreh ai.

Përfaqësuesi italian vuri në dukje gjithashtu se trafikantët po përshtatin mënyrën e veprimit, duke zgjedhur gjithnjë e më shumë territore të izoluara për kultivimin e kanabisit, pikërisht për t’iu shmangur kontrolleve të autoriteteve.

“ Trafikantët po zgjedhin vende që janë më të izoluara, për shkak se tashmë disponojmë mjetet e duhura për të vëzhguar më shumë nga ajri”, theksoi përfaqësuesi i Guardia di Finanza-s.

The post Guardia di Finanza: Trafikantët po zhvendosin parcelat e kanabisit në zona të izoluara, i zbulojmë nga ajri me teknologji moderne appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Infeksionet po trajtohen me vështirësi, shkak rezidenca ndaj antibiotikëve

08.11.2026

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

09.11.2026

Aksident në aksin Fier-Libofshë, plagoset një person

08.11.2026

Humbi kontrollin dhe u përplas me 2 makina në Durrës, shoferi mbeti i bllokuar në mjet! Në gjendje të rëndë te Trauma

09.11.2026