SHQIPERIA

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati, Bashkim Zeneli

Kosova.Today ·

Diplomati, ish-deputeti dhe publicisti, Bashkim Zeneli është ndarë nga jeta këtë të premte në moshën 78-vjeçare. Mësohet se Zeneli ka ndërruar jetë në një spital jashtë vendit. Zeneli ka qenë gazetar, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe ambasador...

Diplomati, ish-deputeti dhe publicisti, Bashkim Zeneli është ndarë nga jeta këtë të premte në moshën 78-vjeçare. Mësohet se Zeneli ka ndërruar jetë në një spital jashtë vendit.

Zeneli ka qenë gazetar, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe ambasador i Shqipërisë në Gjermani dhe Greqi. Ai ishte gjithashtu një nga intelektualët e hershëm të Partisë Socialiste, duke kontribuar në jetën politike dhe institucionale të vendit.

Gjatë karrierës së tij diplomatike, ai dha një kontribut të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me fqinjët dhe partnerët ndërkombëtarë. Përmes shkrimeve dhe kujtimeve të tij, Zeneli la gjithashtu dëshmi me vlerë për historinë e diplomacisë shqiptare.

Në vitin 2018, presidenti i atëhershëm Ilir Meta i akordoi Zenelit titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, për kontributin e tij të veçantë dhe të spikatur në fushën e politikës së jashtme, si gazetar, publicist, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe Ambasador në vende të rëndësishme si dhe për përkushtimin e tij ndaj çështjes kombëtare e integrimit euroatlantik të Shqipërisë.

The post Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati, Bashkim Zeneli appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Tensione në protestën para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë gjobat e policisë

09.11.2026

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

09.11.2026

Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të djeshëm në Tiranë, policia vendos 21 gjoba

09.11.2026

Liburn Aliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Portit të Durrësit, në vend të tij emërohet Andrea Shllaku

09.11.2026