Osmani: Normalizimi i gënjeshtrës në diskursin politik nga VLEN-i është skandaloz
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka kritikuar koalicionin VLEN, duke e akuzuar për normalizimin e gënjeshtrës në diskursin politik në Maqedoninë e Veriut.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka përdorur një thënie të njohur për të përcjellë mesazhin e tij: “Ju mund ta gënjeni dikë gjithë kohën, mund t’i gënjeni të gjithë njerëzit ndonjëherë, por nuk mund t’i gënjeni të gjithë njerëzit gjithë kohën.”
Ai ka vlerësuar se normalizimi i hapur i gënjeshtrës në diskursin politik nga, siç e quan ai, e ashtuquajtura VLEN, është i paprecedentë dhe skandaloz.
“Kjo është e papranueshme dhe nuk ka qenë kurrë pjesë e traditës së popullit tonë, e as fesë sonë”, ka shkruar Osmani.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.