SHQIPERIA

Përmirësohet situata në qarkun e Shkodrës pas reshjeve intensive, aksi Theth–Ndërlysaj ende me kufizime

Kosova.Today ·

Situata në qarkun e Shkodrës paraqitet e qetë dhe në përmirësim, pas problematikave të shkaktuara nga reshjet intensive të ditëve të fundit. Sipas raportimit të Prefekturës, në disa zona vijojnë ndërhyrjet për riparimin e rrugëve dhe...

Situata në qarkun e Shkodrës paraqitet e qetë dhe në përmirësim, pas problematikave të shkaktuara nga reshjet intensive të ditëve të fundit. Sipas raportimit të Prefekturës, në disa zona vijojnë ndërhyrjet për riparimin e rrugëve dhe rikthimin e plotë të qarkullimit.

Në Bashkinë Shkodër, aksi rrugor Theth–Ndërlysaj është aktualisht i kalueshëm për automjetet 4×4 dhe mjetet e rënda. Ndërkohë, vijojnë punimet për pastrimin e inerteve dhe normalizimin e plotë të qarkullimit.

Problematika mbetet edhe në fshatin Kamicë, në njësinë administrative Qendër të Malësisë së Madhe, ku prurjet e Përroit të Thatë kanë rënë. Strukturat bashkiake pritet të vijojnë ndërhyrjet për riparimin e rrugës dhe rikthimin e aksesit në segmentin që lidh zonën me fshatin.

Ndërkohë, në bashkitë Vau i Dejës, Pukë dhe Fushë-Arrëz nuk raportohen problematika nga strukturat e Mbrojtjes Civile.

Edhe sa i përket funksionimit të veprave kulluese dhe hidrovorëve, situata paraqitet normale. Nga monitorimi i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Lezhë nuk janë konstatuar probleme.

Prefektura e Qarkut Shkodër, në bashkëpunim me bashkitë dhe strukturat përgjegjëse, vijon monitorimin e situatës dhe koordinimin e ndërhyrjeve në zonat e prekura nga reshjet.

The post Përmirësohet situata në qarkun e Shkodrës pas reshjeve intensive, aksi Theth–Ndërlysaj ende me kufizime appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë pas marshimit nga Ministria e Arsimit në Unazën e Tiranës

14.11.2026

Punimet për ujësjellësin dhe kanalizimet në Lin, banorët kërkojnë garanci

13.11.2026

“Kam të dhëna për 1 mijë orë filmime erotike dhe korruptive; jepni dorëheqjen para publikimit”, Majko porosi bashkëpartiakëve

15.11.2026

Berisha për emërimin e Demos si drejtues politik i Tiranës: Sfidë për konfliktualitet të madh, i aftë të kryejë çdo krim

14.11.2026