SHQIPERIA

Protestë para Kryeministrisë, të rinjtë gjuajnë topa futbolli (VIDEO)

Kosova.Today ·

Edhe këtë të diele, qytetarë dhe të rinjë janë mbledhur në proteste para godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta, e cila është shoqëruar me thirrje të herëpashershme kundër qeverisë, ka marrë...

Edhe këtë të diele, qytetarë dhe të rinjë janë mbledhur në proteste para godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta, e cila është shoqëruar me thirrje të herëpashershme kundër qeverisë, ka marrë një kthesë tjetër.

Siç shihet qartë nga pamjet në terren, në një shenjë simbolike të pakënaqësisë, disa nga protestuesit kanë vendosur të gjuajnë me topa futbolli në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Forca të shumta të policisë janë pozicionuar rreth perimetrit të institucionit për të garantuar rendin dhe sigurinë, ndërkohë që tubimi ka vijuar pa përplasje ndryshe nga protestat e mëparshme.

The post Protestë para Kryeministrisë, të rinjtë gjuajnë topa futbolli (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Protesta e studentëve zhvendoset te Zogu i Zi, bllokohet qarkullimi dhe i vihet flaka një koshi mbeturinash

14.11.2026

Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Po, Spiropali dhe Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë

14.11.2026

Shpërthimi me eksploziv në automjetin e një gruaje në Elbasan, arrestohen edhe dy personat e tjerë që ishin në kërkim

14.11.2026

Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS-ja, për Veliajn: “Jo, sepse i ka duart e lidhura”

14.11.2026