MAQEDONIA

KSHZ-ja rrëzon ankesën e VMRO-DPMNE-së, Arkin Jahiji konfirmohet fitues në Bërvenicë

Kosova.Today ·

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk ka pranuar pretendimet e VMRO-DPMNE-së për parregullsi në procesin zgjedhor në Komunën e Bërvenicës. Ankesa e kësaj partie, e cila kërkonte anulimin e votimit në një vendvotim në Çellopek, është refuzuar,...

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk ka pranuar pretendimet e VMRO-DPMNE-së për parregullsi në procesin zgjedhor në Komunën e Bërvenicës. Ankesa e kësaj partie, e cila kërkonte anulimin e votimit në një vendvotim në Çellopek, është refuzuar, duke i hapur rrugë konfirmimit të fitores së Arkin Jahijit nga AKI-ja.

Në qendër të kontestit ishte vendvotimi me numër 2038, ku kandidati i AKI-së kishte marrë mbështetje dërrmuese nga votuesit. Nga 411 qytetarë që kishin votuar në këtë vendvotim, 391 kishin votuar për Jahijin, 13 për kundërkandidatin e VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevskin, ndërsa shtatë fletëvotime ishin shpallur të pavlefshme.

VMRO-DPMNE e kishte dorëzuar ankesën dy ditë pas zgjedhjeve, pak para përfundimit të afatit ligjor, duke pretenduar se në këtë vendvotim kishte pasur parregullsi.

Megjithatë, rezultati i përgjithshëm i zgjedhjeve e kishte nxjerrë Jahijin fitues me 265 vota më shumë se Radiçevski. Me refuzimin e ankesës nga KSHZ-ja, fitorja e kandidatit të AKI-së konfirmohet edhe zyrtarisht.

The post KSHZ-ja rrëzon ankesën e VMRO-DPMNE-së, Arkin Jahiji konfirmohet fitues në Bërvenicë appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

LSDM: Nuk po përhapim panik, kemi paralajmëruar për “Alta Bankën” që nga dhjetori, qeveria është në panik

09.11.2026

MEPSO ndan 15 bursa për studentët, Latifi: Synojmë që talentet e rinj t’i bëhen pjesë ekipit tonë

09.11.2026

AKI bojkoton festën e Kumanovës: Nuk do të bëhemi dekor i Maksim Dimitrievskit!

08.11.2026

Përplasja BDI–VLEN për gjuhën shqipe: Hoxha akuzon, VLEN kundërpërgjigjet me kritika ndaj Ahmetit

09.11.2026