MAQEDONIA

Shasivari: Vazhdojmë me zbatimin e reformave

Kosova.Today ·

Komisioni Evropian, në Raportin për vitin 2026, vlerëson progresin e Maqedonisë së Veriut në reformimin e sistemit të drejtësisë, duke evidentuar zbatimin e Strategjisë për Reformën në Drejtësi 2024-2028 dhe miratimin e një sërë ligjesh të...

Komisioni Evropian, në Raportin për vitin 2026, vlerëson progresin e Maqedonisë së Veriut në reformimin e sistemit të drejtësisë, duke evidentuar zbatimin e Strategjisë për Reformën në Drejtësi 2024-2028 dhe miratimin e një sërë ligjesh të rëndësishme.
Në raport veçohen ligjet e reja për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë, ligjet për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe Ligji i ri për Procedurën Kontestimore. Veçanërisht vlerësohet se Ligji për Këshillin Gjyqësor adreson në masë të madhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, i ka cilësuar vlerësimet pozitive si inkurajim për vazhdimin e reformave, duke theksuar se sfida kryesore mbetet zbatimi i ligjeve dhe krijimi i ndryshimeve konkrete në funksionimin e institucioneve.
“Qytetarët duhet të kenë besim te drejtësia jo sepse ne u themi se sistemi po reformohet, por sepse e shohin dhe e ndiejnë vetë ndryshimin”, thekson Shasivari.
Ai ka bërë të ditur se procesi i reformave do të vazhdojë me përkushtim dhe përgjegjësi, duke synuar një sistem drejtësie më efikas dhe në përputhje me standardet evropiane.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shkup-Bllacë, 85% e tokave janë shpronësuar! Zekolli: Autostrada lëshohet në përdorim në verën e 2030-s

08.11.2026

Kryeministri Mickoski ofendohet nga deklaratat e Hodait

09.11.2026

3.000 studentë përfitojnë bursa, aplikimi deri më 20 nëntor – për herë të parë edhe për studentët me aftësi të kufizuara

08.11.2026

Zjarri në Bit Pazar përfshiu disa shtëpi, ka dëme materiale

10.11.2026