Shpërthimi me tritol në makinën e një gruaje në Elbasan, në pranga një 17-vjeçar! Në kërkim bashkëautorët

  • Ndaje
Shpërthimi me tritol në makinën e një gruaje në Elbasan, në pranga një 17-vjeçar! Në kërkim bashkëautorët

Është arrestuar këtë të enjte nga policia një tjetër prej autorëve, i dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e shtetases A. D., një javë më parë në Elbasan.

Sipas raportimeve të policisë, është arrestuar B. H., 17 vjeç, i dyshuar si njëri prej autorëve të vendosjes së lëndës plasëse më 05.11.2026, në lagjen “28 Nëntori”.

Ndërkohë, disa ditë më parë është ndaluar edhe një 43-vjeçar, ndërsa vijon puna për identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë ngjarje dhe individualizimin e përgjegjësive penale të tyre, nën drejtimin e Prokurorisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Elbasan, shpërthimi me eksploziv në makinën e një gruaje! Ndalohet 43-vjeçari, në kërkim 3 të tjerë

The post Shpërthimi me tritol në makinën e një gruaje në Elbasan, në pranga një 17-vjeçar! Në kërkim bashkëautorët appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.