SHQIPERIA

Rama shtron sërish “Sofrën e Gurtë” para Kryeministrisë, fton studentët në dialog për të disatën ditë radhazi

Kosova.Today ·

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë të premte ftesën për dialog drejtuar studentëve që prej ditësh protestojnë, duke vendosur sërish “Sofrën e Gurtë” përpara godinës së Kryeministrisë. Kjo është një praktikë që kreu i qeverisë po...

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë të premte ftesën për dialog drejtuar studentëve që prej ditësh protestojnë, duke vendosur sërish “Sofrën e Gurtë” përpara godinës së Kryeministrisë.

Kjo është një praktikë që kreu i qeverisë po e përsërit çdo ditë, në përpjekje për të nxitur një takim me studentët dhe për të diskutuar shqetësimet e tyre. Mbi sofër janë vendosur sërish letra me mbishkrimin “DIALOG”, ndërsa Rama ka ndarë pamjet në rrjetet sociale, duke shoqëruar postimin me një tjetër thirrje për bisedime.

Kryeministri ka shprehur gatishmërinë për të dëgjuar kërkesat e studentëve dhe pedagogëve, si dhe për të shqyrtuar propozimet e tyre lidhur me problematikat e ngritura.

Nga ana tjetër, protestuesit vijojnë ta refuzojnë ftesën e Ramës për dialog, duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit.

Deri më tani, palët nuk kanë gjetur një gjuhë të përbashkët për zhvillimin e bisedimeve.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Arrestohet autori i dyshuar i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër grabitje në të njëjtën zonë

09.11.2026

Humbi kontrollin dhe u përplas me 2 makina në Durrës, shoferi mbeti i bllokuar në mjet! Në gjendje të rëndë te Trauma

09.11.2026

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës: A do ta mbështesë opozita kësaj radhe?

09.11.2026

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, dyshohet se e zuri korrenti gjatë riparimit të një defekti

09.11.2026