MAQEDONIA

Analisti Muça: Nga burime të sigurta një grup problematik nga Maqedonia po vjen për protestën e së shtunës

Kosova.Today ·

Analisti Flogert Muça ka ngritur dyshime për praninë e një grupi personash nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri, në ditën kur është paralajmëruar një protestë e madhe në Tiranë, më 24 tetor. I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews...

Analisti Flogert Muça ka ngritur dyshime për praninë e një grupi personash nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri, në ditën kur është paralajmëruar një protestë e madhe në Tiranë, më 24 tetor.

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, Muça deklaroi se, sipas informacioneve që pretendon se ka marrë nga burime në terren, ekzistojnë dyshime se një grup personash mund të mbërrijë në Shqipëri të shtunën dhe të shkaktojë incidente gjatë protestës.

“Burime të mirëinformuara nga terreni, shumë konfidenciale, më kanë konfirmuar se ka dyshime shumë të forta që matanë kufirit tonë, në Maqedoninë e Veriut, po përgatitet që të vijë në ditën e shtunë një grup problematik. Fatkeqësisht, grupi që do të vijë do të jenë shqiptarë. Mund të shkaktojnë situata të pakëndshme në Tiranë”, u shpreh Muça.

Deklarata vjen në ditën e dhjetë të protestave në Shqipëri, të cilat janë shoqëruar gjatë ditëve të fundit me përplasje mes protestuesve dhe Policisë. Për 24 tetorin është bërë një tjetër thirrje për protestë të madhe përpara Kryeministrisë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

61 shqiptarë dhe 105 maqedonas janë punësuar së fundi në institucionet shëndetësore në Kumanovë

13.11.2026

Osmani: Normalizimi i gënjeshtrës në diskursin politik nga VLEN-i është skandaloz

13.11.2026

Kush janë emrat e propozuar për zëvendësministra nga VLEN?

13.11.2026

Nga e diela, gjobë 2.770 denarë për shoferët – Ja çfarë duhet të keni patjetër në automjet

13.11.2026