MAQEDONIA

VLEN bojkoton Ukrainën pas deklaratave të Zelenskyt për Kosovën

Kosova.Today ·

Deputetët e VLEN-it në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut kanë bojkotuar shënimin e 35-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës, në shenjë pakënaqësie ndaj deklaratave të fundit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për Kosovën, mëson Zyrtare....

Deputetët e VLEN-it në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut kanë bojkotuar shënimin e 35-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës, në shenjë pakënaqësie ndaj deklaratave të fundit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për Kosovën, mëson Zyrtare.

Sipas informacioneve, asnjë nga dhjetë deputetët shqiptarë, anëtarë të Grupit Ndërpartiak Parlamentar për Mbështetjen e Platformës së Krimesë, nuk ka marrë pjesë në seancën e organizuar në Kuvend.
Shkak për këtë qëndrim është bërë deklarata e Zelenskyt gjatë vizitës së tij në Beograd, ku presidenti ukrainas tha se Ukraina nuk ka në plan ta njeh Kosovën.

Deklarata shkaktoi reagime të ashpra në Kosovë, ndërsa si shenjë pakënaqësie, në Prishtinë u hoq edhe një flamur gjigant i Ukrainës, i vendosur në një ndërtesë të lartë në kryeqytet si simbol i solidaritetit me Ukrainën pas fillimit të luftës.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Sipas Nju Jork Tajms, Putin kërkon edhe largimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë nga NATO?

15.11.2026

61 shqiptarë dhe 105 maqedonas janë punësuar së fundi në institucionet shëndetësore në Kumanovë

13.11.2026

Pasholli godet VLEN-in: “Do t’ia puthin edhe këmbët Mickoskit!”

15.11.2026

Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar

13.11.2026