SPORTI

Lara Colturi shkëlqen në Austri, vetëm një të qindtën e sekondës larg fitores në Kupën e Botës

Kosova.Today ·

Lara Colturi e ka nisur me një rezultat të shkëlqyer sezonin e ri të Kupës së Botës në skitë alpine, duke u renditur e dyta në disiplinën e sllallomit gjigant në Sölden të Austrisë, përcjell albinfo.ch. Në garën e zhvilluar të shtunën, më 24...

Lara Colturi e ka nisur me një rezultat të shkëlqyer sezonin e ri të Kupës së Botës në skitë alpine, duke u renditur e dyta në disiplinën e sllallomit gjigant në Sölden të Austrisë, përcjell albinfo.ch.

Në garën e zhvilluar të shtunën, më 24 tetor, skiatorja që përfaqëson Shqipërinë regjistroi kohën e përgjithshme prej 2 minutash, 14 sekondash e 83 të qindtash, duke mbetur vetëm 0.01 sekonda pas fitueses amerikane Paula Moltzan.

Në lëshimin e parë, Colturi u rendit në vendin e gjashtë, me kohën 1 minutë, 8 sekonda e 5 të qindta. Megjithatë, në lëshimin e dytë ajo arriti të përmirësonte ndjeshëm paraqitjen, duke regjistruar kohën 1 minutë, 6 sekonda e 78 të qindta dhe duke siguruar një vend në podium.

Fituesja e garës, Paula Moltzan, e përfundoi konkurrimin me kohën 2 minuta, 14 sekonda e 82 të qindta, duke shënuar fitoren e parë në karrierën e saj në Kupën e Botës.

Në vendin e tretë u rendit gjermania Emma Aicher, me 0.52 sekonda diferencë nga fituesja, ndërsa suedezja Sara Hector përfundoi e katërta.

Gara u zhvillua në kushte të vështira atmosferike, me reshje bore dhe dukshmëri të kufizuar, të cilat ndikuan në paraqitjen e disa prej sportisteve.

Ndërkohë, amerikania Mikaela Shiffrin, e cila kryesonte pas lëshimit të parë, nuk arriti ta ruante avantazhin dhe përfundoi në vendin e shtatë.

Për Lara Colturin, ky rezultat shënon një fillim të suksesshëm të sezonit të ri, duke e renditur që në garën e parë mes sportisteve më të mira të skijimit alpin.

Me vendin e dytë në Sölden, Colturi siguron edhe 80 pikët e para në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës për sezonin 2026/2027./Albinfo.ch

The post Lara Colturi shkëlqen në Austri, vetëm një të qindtën e sekondës larg fitores në Kupën e Botës appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Dardanët synojnë fitoren ndaj Izraelit, Avdyli dhe Kamberi optimistë para sfidës në Prishtinë

13.11.2026

“Shumë të zhgënjyer, është dashur të fitojmë”, Leon Avdullahu shpjegon çka nuk shkoi ndaj Izraelit

14.11.2026

Kosova dhe Izraeli mbyllin pjesën e parë pa gola, 0:0

14.11.2026

Kosovare Asllani në Harvard Business School, diskuton të ardhmen e sportit të grave

11.11.2026