JETA

Fronti i ftohtë sjell reshje të dendura në Zvicër, mbyllen disa qafa malore

Kosova.Today ·

Qafat malore Furka, Nufenen dhe Susten janë tashmë të mbyllura, ndërsa priten edhe mbyllje të tjera për shkak të kushteve atmosferike, përcjell albinfo.ch. Sipas të dhënave të MeteoSwiss, në perëndim të kantonit të Tesinit mund të bien nga...

Qafat malore Furka, Nufenen dhe Susten janë tashmë të mbyllura, ndërsa priten edhe mbyllje të tjera për shkak të kushteve atmosferike, përcjell albinfo.ch.

Sipas të dhënave të MeteoSwiss, në perëndim të kantonit të Tesinit mund të bien nga 70 deri në 120 milimetra shi, me intensitetin më të madh të reshjeve të parashikuar mes orës 17:00 dhe 19:00.

Qeveria federale ka vendosur paralajmërimin për reshje në nivelin 2 nga 5. Për shkak se toka është tashmë e lagësht, niveli i lumenjve dhe përrenjve mund të rritet shpejt. Paralajmërimi në disa rajone vlen deri në orën 03:00 të natës mes së mërkurës dhe së enjtes

Në zonat malore, reshjet e borës mund të vështirësojnë më tej qarkullimin, ndaj drejtuesit e automjeteve këshillohen të informohen për gjendjen e rrugëve para nisjes. /Albinfo.ch

The post Fronti i ftohtë sjell reshje të dendura në Zvicër, mbyllen disa qafa malore appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicër: Rriten çmimet e prodhimit dhe të importit, nafta ndër faktorët kryesorë

13.11.2026

Valisi, kantoni i Zvicrës ku dërgohen pakot më të mëdha dhe më të rënda

12.11.2026

Pinea Matoshi shpallet aktorja më e mirë e re në një festival prestigjioz të filmit në Gjermani

14.11.2026

Zvicër: 18-vjeçari përplaset me Tesla në dy pemë

11.11.2026