JETA

Nis fushata për “Nismën e Neutralitetit” në Zvicër

Kosova.Today ·

Mbështetësit e “Nismës së Neutralitetit” kanë nisur zyrtarisht fushatën për referendumin që do të mbahet më 27 shtator, kur qytetarët zviceranë do të vendosin nëse do ta mbështesin ose jo këtë propozim, transmeton albinfo.ch. Nisma është promovuar...

Mbështetësit e “Nismës së Neutralitetit” kanë nisur zyrtarisht fushatën për referendumin që do të mbahet më 27 shtator, kur qytetarët zviceranë do të vendosin nëse do ta mbështesin ose jo këtë propozim, transmeton albinfo.ch.

Nisma është promovuar nga organizata Pro Schweiz, e cila është e afërt me Partinë Popullore Zvicerane (SVP).

Propozimi kërkon që neutraliteti i përhershëm i armatosur i Zvicrës të përfshihet në Kushtetutë. Sipas iniciuesve, neutraliteti tradicional i vendit është zbehur ndër vite për shkak të bashkëpunimit gjithnjë e më të madh me organizata dhe shtete të huaja.

Mbështetësit argumentojnë se ndryshimi kushtetues do të garantonte ruajtjen e neutralitetit të Zvicrës edhe në të ardhmen dhe do ta mbronte vendin nga përfshirja në aleanca ndërkombëtare që, sipas tyre, bien ndesh me këtë parim./Albinfo.ch

The post Nis fushata për “Nismën e Neutralitetit” në Zvicër appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kreu i inteligjencës zvicerane paralajmëron për praninë e shumë spiunëve rusë

14.11.2026

Lehtësimi i qirave në Zvicër është vetëm i përkohshëm, paralajmërohet rritje e re e çmimeve

15.11.2026

Zvicra shënon nesër Ditën e Produkteve të Dorës së Dytë

13.11.2026

Municioni zviceran arrin në Rusi pavarësisht sanksioneve

15.11.2026