JETA

Haziri thotë se LDK do të votojë çdo kandidat të VV-së për kryetar të Kuvendit

Kosova.Today ·

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se partia e tij sot do të jetë në Kuvend për vazhdimin e seancës konstituive. Ai ka treguar se kjo parti do të votojë kandidatin e VV-së për kryetar dhe kandidatët për nënkryetarë. “Ne si...

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se partia e tij sot do të jetë në Kuvend për vazhdimin e seancës konstituive.

Ai ka treguar se kjo parti do të votojë kandidatin e VV-së për kryetar dhe kandidatët për nënkryetarë.

“Ne si LDK e votojmë”, është shprehur Haziri.

Në Kanal 10, Haziri ka thënë se ai ka qenë vazhdimisht pro marrëveshjeve, bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet subjekteve politike.

“Unë jam kanë pro marrëveshjeve dhe bashkëpunimit, të koordinimit sa ma të mirë. Kështu që nesër, natyrshëm, duhet me kalu kandidati i VV-së për kryetar të Kuvendit, kushdo që është, dhe nënkryetarët që vijnë nga secila parti”, ka deklaruar Haziri.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

SWR: “Pallati i Rinisë”” – Skena e muzikës së re në Kosovë

14.11.2026

Trenat TGV mes Bazelit dhe Parisit nuk qarkullojnë këtë fundjavë

14.11.2026

Pinea Matoshi shpallet aktorja më e mirë e re në një festival prestigjioz të filmit në Gjermani

14.11.2026

St. Gallen: U promovua libri poetik në gjuhën gjermane i Isuf Sherifit

15.11.2026