SPORTI

Kosova synon fitore ndaj Austrisë

Kosova.Today ·

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka deklaruar se ekipi i tij është përgatitur për një ndeshje intensive ndaj Austrisë nesër. Ai ka pranuar se Kosova ka pasur probleme në mbrojtje në përballjen e fundit me Austrinë, por ka vlerësuar se ekipi...

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka deklaruar se ekipi i tij është përgatitur për një ndeshje intensive ndaj Austrisë nesër.

Ai ka pranuar se Kosova ka pasur probleme në mbrojtje në përballjen e fundit me Austrinë, por ka vlerësuar se ekipi ka treguar përmirësime në këtë aspekt në ndeshjen ndaj Izraelit.

“Kemi pasur disa probleme ndaj Austrisë në mbrojtje. Kemi treguar ndaj Izraelit se jemi përmirësuar. E kemi analizuar mirë lojën dhe jemi përgatitur mirë. Na pret një ndeshje intensive. Duhet të kemi kujdes në tranzicion, në kalimin nga sulmi në mbrojtje dhe anasjelltas”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.

Foda u shpreh se fakti që ndeshja zhvillohet në Prishtinë dhe para tifozëve të Kosovës duhet t’i japë ekipit energji shtesë teksa ka folur për analizat pas ndeshjeve dhe ndryshimet që synohen.

“Pas çdo ndeshjeje bëjmë analiza dhe marrim vendime. Në Izrael u stabilizuam në mbrojtje. Disa lojtarë kanë pasur lëndime. Ndaj Izraelit bëmë ndryshime dhe tani, kundër Austrisë, duhet të kemi energji dhe pasion”, ka deklaruar Foda.

Tutje, trajneri tha se Kosova synon fitoren në shtëpi, ndërsa u shpreh se detajet mund të jenë vendimtare në përballjen ndaj Austrisë.

The post Kosova synon fitore ndaj Austrisë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra sonte përballë Sllovenisë, një pikë larg rikthimit në Ligën A

13.11.2026

IGLI TARE ZBULON TË VËRTETAT E MILANIT: “Kisha nevojë për mbështetje, por nuk e gjeta atë që prisja”

13.11.2026

Ja formacionet zyrtare të Kosovës dhe Izraelit

14.11.2026

Akil Gjakova shkëlqen në Zagreb, kualifikohet në çerekfinale të Grand Prix

14.11.2026