MAQEDONIA

Mexhiti: Bërvenica nuk ka nevojë të shndërrohet në trampolinë të opozitës, por në servil të qytetarit e shqiptarit

Kosova.Today ·

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izeti Mexhiti në fjalimin e tij sonte në Konventën e kandidatit të VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, deklaroi se mbështetja për kandidatin është e përbashkët dhe se kjo komunë ka nevojë për...

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izeti Mexhiti në fjalimin e tij sonte në Konventën e kandidatit të VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, deklaroi se mbështetja për kandidatin është e përbashkët dhe se kjo komunë ka nevojë për bashkëpunim dhe rezultate konkrete.

“Jemi këtu të gjithë me një zë, në mbështetje të Jakup Huseinit, sepse Jakupi, Çellopeku dhe Komuna e Bërvenicës nuk kanë nevojë të shndërrohen në trampolinë të opozitës, për llafe e kritika”, tha Mexhiti.

Sipas tij, Bërvenica dhe Jakup Huseini do të kenë nevojë për mbështetjen e institucioneve qendrore dhe të përfaqësuesve të VLEN-it në pushtetin lokal dhe ekzekutiv.

“Komuna dhe Jakupi do të kenë nevojë për zv/kryeministrin e parë, Bekim Sali, për Agon Feratin, për ministra, zv/ministra dhe kryetarë komunash që do të jenë bashkë me Jakupin. Tamam një ekip futbolli prej 11-të vetash”, u shpreh Mexhiti.

Ai theksoi se qëllimi duhet të jetë shërbimi ndaj qytetarëve, duke kërkuar që përfaqësuesit politikë të jenë në shërbim të tyre.

“Na duhet të jemi servil ndaj qytetarëve, servil ndaj shqiptarit”, deklaroi Mexhiti.

Në Konventë u kërkua mbështetje për kandidaturën e Jakup Huseinit, me theksin te bashkëpunimi mes komunës dhe institucioneve qendrore për realizimin e projekteve konkrete në Bërvenicë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Besar Durmishi: Badinteri nuk është pronë e BDI-së, as licencë për veto politike

14.11.2026

Mexhiti dhe Sulejmani në Ankara, kërkohet mbështetja turke për Çarshinë e Shkupit

13.11.2026

Tre të arrestuar në Çegran, dy prej tyre tentuan t’i shkelin policët me veturë

13.11.2026

Kush janë emrat e propozuar për zëvendësministra nga VLEN?

13.11.2026