SHQIPERIA

Ministri Nufi mikpret Atasheun e ri Ushtarak të Turqisë: Angazhohemi për të bashkëpunuar në mbrojtje dhe siguri

Kosova.Today ·

Ministri i Mbrojtjes , Ermal Nufi ka mikpritur në një takim Atasheun e ri Ushtarak të Republikës së Turqisë në Tiranë, Kolonel Murat İlhan, gjatë të cilit u ri-konfirmua rëndësia e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe...

Ministri i Mbrojtjes , Ermal Nufi ka mikpritur në një takim Atasheun e ri Ushtarak të Republikës së Turqisë në Tiranë, Kolonel Murat İlhan, gjatë të cilit u ri-konfirmua rëndësia e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe angazhimi i përbashkët për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Gjatë takimit ku ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri, Sh.T.Z. Bariş Ceyhun Erciyes, Ministri Nufi shprehu mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm të Turqisë në modernizimin e Forcave tona të Armatosura.

Ndër të tjera, ai nënvizoi se: “Arsimimi dhe stërvitja ushtarake mbeten shtylla të rëndësishme të bashkëpunimit tonë, të ndërtuar ndër vite përmes formimit të kadetëve, oficerëve dhe nënoficerëve shqiptarë në institucionet ushtarake turke.”

Palët vlerësuan gjithashtu mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, përmes investimeve, sipërmarrjeve të përbashkëta, bashkëprodhimit dhe transferimit të teknologjisë, me synim forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, avancimin e modernizimit dhe kontributin e mëtejshëm në sigurinë rajonale.

The post Ministri Nufi mikpret Atasheun e ri Ushtarak të Turqisë: Angazhohemi për të bashkëpunuar në mbrojtje dhe siguri appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nga votimi i detyrueshëm te listat e hapura për këshilltarët bashkiakë, Berisha prezanton qëndrimet e PD-së për Reformën Zgjedhore

13.11.2026

Rama në Asamblenë e PS-së: Reforma në drejtësi u përball me interesa të rrënjosura, qytetet shqiptare kanë ndryshuar

14.11.2026

Punimet për ujësjellësin dhe kanalizimet në Lin, banorët kërkojnë garanci

13.11.2026

Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS-ja, për Veliajn: “Jo, sepse i ka duart e lidhura”

14.11.2026