JETA

Nënkryetarja Musmurati: Prishtina sot vishet me flamujt e lirisë, Kosova po pret kthimin e çlirimtarëve

Kosova.Today ·

Një ditë pas nisjes së “Orës së Pritjes” në Prishtinë, ku filloi numërimi së prapthi drejt 16 shtatorit në pritje të çlirimtarëve, Kryeqyteti ka vazhduar sot me aktivitetin e radhës në kuadër të kësaj fryme. Nënkryetarja e Prishtinës, Besianë...

Një ditë pas nisjes së “Orës së Pritjes” në Prishtinë, ku filloi numërimi së prapthi drejt 16 shtatorit në pritje të çlirimtarëve, Kryeqyteti ka vazhduar sot me aktivitetin e radhës në kuadër të kësaj fryme.

Nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar se qyteti ka nisur të stoliset me flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si simbol i historisë, sakrificës dhe krenarisë kombëtare.

“*Prishtina sot vishet me flamujt e lirisë sepse Kosova po pret kthimin e çlirimtarëve

Në çdo shesh, një simbol i historisë, sakrificës dhe krenarisë sonë”, ka shkruar Musmurati.

Ky aktivitet vjen pas lansimit të “Orës së Pritjes”, e cila u aktivizua të shtunën në Bulevardin “Nëna Terezë” dhe po numëron ditët, orët, minutat dhe sekondat deri më 16 shtator.

Aktivitetet në Kryeqytet po zhvillohen në mbështetje të mesazhit “Kosova po pret”, si dhe të Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.

Screenshot


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra shënon nesër Ditën e Produkteve të Dorës së Dytë

13.11.2026

Italia ofron jetesë falas për plot 10 vite – shtëpi pranë detit dhe në fshatra malorë, ja kush mund të aplikojë!

12.11.2026

Sindikatat kërkojnë pagë minimale prej 5.000 frangash për punonjësit me arsim profesional

13.11.2026

U hap sot në Bernë ekspozita “CHIPS”, një udhëtim në botën e mikroçipave

13.11.2026