SHQIPERIA

OSBE/ODIHR dënon dhunën ndaj protestuesve në Shqipëri: Policia të shmangë forcën e paligjshme dhe joproporcionale!

Kosova.Today ·

Përshkallëzimi i dhunës mbi protestuesit në rrugët e Tiranës ka vënë në alarm zyrtarët më të lartë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe zgjedhjeve në Evropë. OSBE/ODIHR ka lëshuar një deklaratë zyrtare ku dënon përdorimin e forcës nga...

Përshkallëzimi i dhunës mbi protestuesit në rrugët e Tiranës ka vënë në alarm zyrtarët më të lartë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe zgjedhjeve në Evropë.

OSBE/ODIHR ka lëshuar një deklaratë zyrtare ku dënon përdorimin e forcës nga policia dhe kërkon hetime të menjëhershme.

Përmes një reagimi publik, ODIHR i bëri thirrje direkte organeve të zbatimit të ligjit në Shqipëri të ndalin menjëherë veprimet suproporcionale dhe arbitrare ndaj qytetarëve, duke kujtuar detyrimet ndërkombëtare të shtetit shqiptar

Reagimi zyrtar i OSCE/ODIHR:

“Të shqetësuar nga raportimet për dhunë gjatë protestave në Shqipëri, ODIHR u bën thirrje të gjitha palëve të mbeten paqësore. Organet e zbatimit të ligjit duhet të shmangin përdorimin e paligjshëm ose disproporcional të forcës kundër protestuesve, dhe çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës duhet të hetohet me shpejtësi dhe në mënyrë të pavarur.”


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash nuk duhet të na shpërqendrojë nga objektivi i anëtarësimit në BE

14.11.2026

Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, policia në kërkim të autorit

14.11.2026

“Sistemi zgjedhor nuk i përshtatet Shqipërisë!” Kume: Duhet një model më demokratik!

14.11.2026

Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS-ja, për Veliajn: “Jo, sepse i ka duart e lidhura”

14.11.2026