JETA

Parregullsi të shumta në Klinikën e Urologjisë në Cyrih, drejtori largohet nga spitali

Kosova.Today ·

Spitali Universitar i Cyrihut (USZ) ka përfunduar një hetim të pavarur administrativ në Klinikën e Urologjisë, i cili ka zbuluar parregullsi serioze në respektimin e procedurave organizative dhe dokumentimin e operacioneve gjatë disa viteve,...

Spitali Universitar i Cyrihut (USZ) ka përfunduar një hetim të pavarur administrativ në Klinikën e Urologjisë, i cili ka zbuluar parregullsi serioze në respektimin e procedurave organizative dhe dokumentimin e operacioneve gjatë disa viteve, përcjell albinfo.ch.

Sipas njoftimit zyrtar të spitalit, hetimi ka konstatuar se rregullat që përcaktojnë se cilët mjekë kanë të drejtë të kryejnë ndërhyrje të caktuara kirurgjikale nuk janë respektuar vazhdimisht. Po ashtu, janë evidentuar mangësi në përcaktimin dhe dokumentimin e përgjegjësive të personelit mjekësor gjatë operacioneve.

Siç raportojnë mediat zvicerane, në disa raporte operative janë regjistruar emra kirurgësh që nuk kishin marrë pjesë në ndërhyrjet përkatëse. Në disa raste, mjekët e përmendur në dokumentacion ndodheshin në ligjërata, konsultime me pacientë apo edhe në pushime në kohën kur ishin kryer operacionet.

Hetimi ka zbuluar gjithashtu raste të përdorimit të fondeve të sponsorizimit për qëllime të tjera nga ato për të cilat ishin destinuar. Sipas raportimeve, mjete të parapara për një aktivitet profesional mbi kancerin në vitin 2023 janë përdorur për një organizim me rreth 70 punonjës, me një faturë që tejkalonte 13 mijë franga zvicerane.

Megjithatë, Spitali Universitar i Cyrihut ka theksuar se hetimi nuk ka gjetur prova që cilësia e trajtimeve mjekësore apo siguria e pacientëve të jetë cenuar nga këto parregullsi.

Pas përfundimit të hetimit, drejtori i deritanishëm i Klinikës së Urologjisë, profesori Daniel Eberli, ka vendosur të largohet nga spitali. Deri në emërimin e një drejtuesi të ri, klinika do të vazhdojë të drejtohet përkohësisht nga mjeku Daniel Max Schmid.

Drejtuesit e spitalit kanë bërë të ditur se janë ndërmarrë masa organizative dhe janë përmirësuar procedurat e kontrollit dhe dokumentimit, me qëllim parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen.

Për të garantuar transparencë, raporti i plotë i hetimit është bërë publik dhe i është dorëzuar edhe Prokurorisë. /Albinfo.ch

The post Parregullsi të shumta në Klinikën e Urologjisë në Cyrih, drejtori largohet nga spitali appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Sa mungojnë punonjësit në punë për shkak të sëmundjeve? Ja ku pozicionohen vendet evropiane

12.11.2026

Zvicra shënon nesër Ditën e Produkteve të Dorës së Dytë

13.11.2026

Cyrihu mund të ndërtojë mbi 20 mijë banesa pa prishur asnjë ndërtesë

11.11.2026

Uji i ndotur në Turbenthal, banorëve u kërkohet ta vlojnë para përdorimit

14.11.2026