MAQEDONIA

Përplasën makinën e policisë dhe sulmuan dy policë në Likovë

Kosova.Today ·

Tre persona nga rajoni i Likovës kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, pasi paraprakisht një automjet transportues që bartte dru ishte përplasur me një automjet policor. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 29 shtatorit, rreth orës 05:55, në...

Tre persona nga rajoni i Likovës kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, pasi paraprakisht një automjet transportues që bartte dru ishte përplasur me një automjet policor.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 29 shtatorit, rreth orës 05:55, në fshatin Likovë.

Sipas policisë, kamioni që transportonte dru nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe goditi automjetin zyrtar të MPB-së. Pas përplasjes, drejtuesi i kamionit, së bashku me dy persona të tjerë që kishin mbërritur me një veturë, kanë sulmuar fizikisht dy policët që po kryenin detyrën zyrtare.

Nga Sektori për Punë të Brendshme bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësisë së personave të përfshirë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mickoski: Marrëveshja me VLEN-in nuk ndryshon deri në 2028

13.11.2026

Nga sot nis detyrimi për pajisje dimërore, ja çfarë duhet të kenë automjetet

15.11.2026

Imeri Stafai “godet” Ali Ahmetin dhe Talat Xhaferin: Munguan për Shqipërinë, kurse për interesa pushteti qëndruan deri në orët e para të mëngjesit!

14.11.2026

Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai! Kush është “napoleoni” shqiptar dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

13.11.2026