SHQIPERIA

Policia shqiptare për dy ditë kontrolle dhe masa të rrepta në Qafë Thanë? (VIDEO)

Kosova.Today ·

Prej dy ditësh janë shtuar kontrollet dhe janë vendosur masa të rrepta për shtetasit shqiptarë që hyjnë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut, përmes pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës. Sipas burimeve policore, që prej ditës së djeshme në...

Prej dy ditësh janë shtuar kontrollet dhe janë vendosur masa të rrepta për shtetasit shqiptarë që hyjnë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut, përmes pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës.

Sipas burimeve policore, që prej ditës së djeshme në këtë pikë kufitare janë dislokuar efektivë të Policisë Kufitare dhe të Policisë së Shtetit, të cilët po ushtrojnë kontrolle të imtësishme në automjete, raporton A2CNN.

Kontrollet po kryhen për shkak të dyshimeve se udhëtarët mund të transportojnë sende të ndaluara dhe se mund t’i bashkohen protestës së thirrur në Tiranë.

Burimet shtojnë se kishte të dhëna se grupe të caktuara shqiptarësh nga Maqedonia e Veriut do të udhëtonin drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në protestë, ndërsa dyshohej se mund të kishin me vete edhe sende të ndaluara. (A2 Televizion)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rama në Asamblenë e PS-së: Reforma në drejtësi u përball me interesa të rrënjosura, qytetet shqiptare kanë ndryshuar

14.11.2026

Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit dhe Ndrecës nga PS: Të merren masa, por jo ekstreme

14.11.2026

“8 pikat e PD-së për Reformën Zgjedhore”, Bylykbashi: Nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme pa u ndarë shteti nga partia

14.11.2026

Ambasadori Wendt takim me studentët: Ndërtojnë të ardhmen e Shqipërisë, të frymëzuar nga SHBA

13.11.2026