MAQEDONIA

Pritje e veprimtarëve të shquar humanitarë nga Shkupi e Kumanova

Kosova.Today ·

Në një takim, Konsulli i Përgjithshëm z. Agim Krasniqi mirëpriti veprimtarët humanitarë dhe aktivistët e mirënjohur të çështjes kombëtare, Kryetarin e Degës së SHHB “Nëna Tereze” në Kumanovë z. Bekim Saliu dhe veprimtarin e dalluar të SHHB...

Në një takim, Konsulli i Përgjithshëm z. Agim Krasniqi mirëpriti veprimtarët humanitarë dhe aktivistët e mirënjohur të çështjes kombëtare, Kryetarin e Degës së SHHB “Nëna Tereze” në Kumanovë z. Bekim Saliu dhe veprimtarin e dalluar të SHHB “EL-HILAL” nga Shkupi, gazetarin e mirënjohur dhe poetin z. Selajdin Shabani.

Në pritje bashkë me z. Krasniqi ishte edhe Kryetari i SHHB “Nëna Tereze” në RMV z. Jashar Pollozhani, veprimtar i shquar ndër vite i çështjes kombëtare.

Në takim u biseduan për tema të ndryshme nga aktualiteti politik sikur edhe tema në rrethana dhe kohë të vështira, në kohë lufte në Kosovë. Në mes tjerash pati evokime nga koha e fluksit më të madh të të shpërngulurve me dhunë të popullatës shqiptare gjatë periudhës kohore mars-qershor 1999 deri në kthimin biblik në Kosovën e lirë.

Në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje, për kontributin e çmuar dhe ndihmën e pakursyer për popullatën në Bllacë e gjetiu, në ato kohë me plotë rreziqe e pasiguri, Konsulli i Përgjithshëm z. Krasniqi, në fund të këtij takimi të ngrohtë dhe vëllazëror, ndau mirënjohje për z. Selajdin Shabani dhe z. Bekim Saliu.
Ministry of Foreign Affairs and Diaspora – Republic of Kosovo


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur për “Gjuhën shqipe” dhe “Rastet e Hagës”

13.11.2026

Bilall Kasami viziton Xhaminë e Zagrebit: Ajo është bërë shtëpi edhe për shqiptarët e Kroacisë

15.11.2026

Pa patentë dhe nën alkool: Nëntë shoferë përfunduan në polici

15.11.2026

OSBE vlerëson përparimin e reformave në drejtësi të ministrit Shasivari (DOKUMENT)

15.11.2026