MAQEDONIA

Privohet nga liria 40-vjeçari nga Gostivari pranë Qafë Thanës, kapet me rreth një kilogram marihuanë

Kosova.Today ·

MPB njofton se në afër pikës kufitare Qafë Thanë është ndaluar një person nga Gostivari, i cili gjatë kontrollit të tij, janë gjetur një kilogramë lëndë narkotike. “Më 21.10.2026 në orën 20:50, pranë pikës kufitare Qafë Thanë, në zonën e Strugës,...

MPB njofton se në afër pikës kufitare Qafë Thanë është ndaluar një person nga Gostivari, i cili gjatë kontrollit të tij, janë gjetur një kilogramë lëndë narkotike.

“Më 21.10.2026 në orën 20:50, pranë pikës kufitare Qafë Thanë, në zonën e Strugës, oficerët e Ekipit Mobil “Task Force” në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare “Perëndim” – Ohër, në bashkëpunim me Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare Frangovë, kanë ndaluar B.B. (40) nga Gostivari.

Gjatë marrjes së masave dhe aktiviteteve për të shtypur trafikimin e paligjshëm të drogës, personit iu gjet një qese e zezë që përmbante rreth një kilogram marihuanë.

Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Strugë u njoftua për ngjarjen.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, Qendra Rajonale për Çështje Kufitare “Perëndim” – Ohër do të ngrejë kallëzim penal përkatës kundër personit”, thonë nga MPB.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Adnan Azizi: Më shumë lidhje me Kosovën dhe Shqipërinë, më shumë lehtësime për qytetarët tanë

13.11.2026

61 shqiptarë dhe 105 maqedonas janë punësuar së fundi në institucionet shëndetësore në Kumanovë

13.11.2026

Buxheti 2027: 2 miliardë euro për pensione, 954 milionë për shëndetësi…

14.11.2026

Kryeprokurori Saveski zbulon se janë në zhvillim hetime ndaj funksionarëve aktualë

13.11.2026