MAQEDONIA

VLEN: Procesi i Berlinit, rruga drejt një tregu rajonal që afron Ballkanin me Evropën

Kosova.Today ·

Ballkani Perëndimor ka nevojë për një treg rajonal që funksionon, por mbi të gjitha për një bashkëpunim që e afron rajonin me Bashkimin Evropian, thonë sot nga VLEN. “Procesi i Berlinit është korniza për ta kthyer këtë bashkëpunim në rezultate...

Ballkani Perëndimor ka nevojë për një treg rajonal që funksionon, por mbi të gjitha për një bashkëpunim që e afron rajonin me Bashkimin Evropian, thonë sot nga VLEN.

“Procesi i Berlinit është korniza për ta kthyer këtë bashkëpunim në rezultate konkrete: më pak barriera për bizneset, më shumë investime, konkurrueshmëri më të madhe dhe lidhje më të forta me zinxhirët evropianë të vlerës.

Potenciali ekonomik i rajonit është i madh. Hapi i radhës është që kompanitë vendore të mos mbeten vetëm pjesë e prodhimit, por të krijojnë më shumë vlerë, të zhvillojnë teknologji dhe produkte të tyre dhe të kenë rol më të madh në tregun evropian.

Në këtë drejtim, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, mori pjesë në konferencën ekonomike në Budva, në kuadër të Procesit të Berlinit, ku në fokus ishte forcimi i Tregut të Përbashkët Rajonal dhe afrimi ekonomik i Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Ky është bashkëpunimi rajonal që mbështet VLEN-i. Bashkëpunim që krijon mundësi dhe e çon rajonin më afër Evropës”, thonë nga VLEN.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Spitali Kumanovës punëson edhe 23 mjekë specializantë, asnjë shqiptar?!

14.11.2026

Pa patentë dhe nën alkool: Nëntë shoferë përfunduan në polici

15.11.2026

Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai! Kush është “napoleoni” shqiptar dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

13.11.2026

Maqedonia e Veriut pritet të bjerë nën 1 milion banorë deri në 2100

14.11.2026