JETA

Protestë kombëtare në ditën e 12’të në Tiranë, Rama shtron një tryezë prej betoni për dialog

Kosova.Today ·

Teksa ditën e sotme pritet ë mbahet protestë kombëtare, nga studentë, pedagogë dhe bizneset, kryeministri Edi Rama nuk është tërhequr nga ftesa për dialog. Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihet se para Kryeministrisë...

Teksa ditën e sotme pritet ë mbahet protestë kombëtare, nga studentë, pedagogë dhe bizneset, kryeministri Edi Rama nuk është tërhequr nga ftesa për dialog.

Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihet se para Kryeministrisë ka vendosur një “tavolinë” dhe në të ka lënë letrat ku ka është e shkruar fjala “dialog”.

“Mirëmëngjes”, ka shkruar Rama krahas videos së postuar mëngjesin e kësaj të shtune në “Facebook”.

Kujtojmë se karriget, stolat prej guri që çdo ditë Rama ka vendosur para Kryeministrisë për protestuesit, që të ulen në dialog, këta të fundit i kanë refuzuar.

Prej ditësh, Tirana është përfshirë nga protesta të dhunshme. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit të vendit. Ndërkohë Rama është shprehur se nuk e jep dorëheqjen, ndërsa shton se është i gatshëm për dialog.

Ndërkohë, kjo e shtunë shënon ditën e 12-të të protestës studentore, ku për sot është thirrur për një tubim kombëtar në kryeqytet. Me këtë protestë janë solidarizuar pedagogë, mjekë dhe sindikata e biznesit të vogël, ndërsa pjesëmarrje pritet edhe nga studentët e rretheve.

Gjithashtu, Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias e Shqipërisë ka njoftuar se do t’i bashkohet protestës kombëtare të 24 tetorit, në solidaritet me studentët, të rinjtë dhe qytetarët.

Përmes një thirrjeje publike, sindikata fton anëtarët e saj, artistët dhe punonjësit e kulturës e medias të mblidhen nesër në orën 11:00 përpara Kryeministrisë. Në njoftim theksohet se pjesëmarrja në protestë lidhet me përgjegjësinë qytetare për të ardhmen e vendit, por edhe me mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve.

Në orën 14:00 është paralajmëruar bashkimi i grupeve të studentëve në tubimin përpara Kryeministrisë.

Mobilizimi për protestën kombëtare po zhvillohet edhe jashtë Tiranës. Studentët e rretheve, të cilët gjatë javës kanë protestuar në qytetet ku ndodhen universitetet e tyre, pritet të udhëtojnë sot drejt kryeqytetit për t’iu bashkuar tubimit.

Gjithashtu në shesh do të mblidhen edhe shqiptarët nga diaspora. Pavarësisht thirrjeve të kryeministrit Edi Rama për dialog, protestuesit vijojnë të këmbëngulin te kërkesa për dorëheqjen e tij.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra synon të ulë orarin maksimal të punës për infermierët nga 50 në 45 orë në javë

11.11.2026

Një ditë në botën e të rriturve, dita e së ardhmes në Zvicër

12.11.2026

Zvicër: Më 29 nëntor votohet për transport publik më të lirë për të rinjtë

12.11.2026

Trenat TGV mes Bazelit dhe Parisit nuk qarkullojnë këtë fundjavë

14.11.2026