JETA

Joe dhe Shirley DioGuardi marrin shtetësinë e Kosovës

Kosova.Today ·

Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi janë bërë shtetas të Republikës së Kosovës. Dekretet për dhënien e shtetësisë së Kosovës për dy personalitetet e njohura shqiptaro-amerikane u janë dorëzuar sot nga ushtruesja e detyrës së presidentes...

Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi janë bërë shtetas të Republikës së Kosovës.

Dekretet për dhënien e shtetësisë së Kosovës për dy personalitetet e njohura shqiptaro-amerikane u janë dorëzuar sot nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, shkruan Reporteri.net.

Joe DioGuardi, ish-kongresmen amerikan, është i njohur për angazhimin e tij shumëvjeçar në promovimin e të drejtave të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara dhe në sensibilizimin e institucioneve amerikane për çështjen e Kosovës.

Edhe Shirley Cloyes DioGuardi, aktiviste e njohur për çështjen shqiptare, ka qenë për vite me radhë e angazhuar në mbështetje të Kosovës dhe të drejtave të shqiptarëve në rajon.

Me marrjen e shtetësisë së Kosovës, dyshja shqiptaro-amerikane tashmë kanë edhe zyrtarisht shtetësinë e Republikës së Kosovës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zug: Me dron policie identifikohet shqiptari i dyshuar për vjedhje me thyerje

13.11.2026

“Për Kosovën Republikë” i Enver Dugollit promovohet mes studentëve në ETH Zürich

15.11.2026

Zvicra shënon nesër Ditën e Produkteve të Dorës së Dytë

13.11.2026

Pinea Matoshi shpallet aktorja më e mirë e re në një festival prestigjioz të filmit në Gjermani

14.11.2026