MAQEDONIA

Të shtëna me armë në Haraçinë, dyshohet se është plagosur këngëtari Aziz Murati – ja detajet!

Kosova.Today ·

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmë pas mesnatës në hyrje të fshatit Haraçinë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:50, kur nga një automjet është qëlluar në drejtim të 48-vjeçarit. Pas të shtënave,...

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmë pas mesnatës në hyrje të fshatit Haraçinë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:50, kur nga një automjet është qëlluar në drejtim të 48-vjeçarit. Pas të shtënave, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas të dhënave fillestare, në automjet ndodheshin dy persona. Njëri prej tyre dyshohet se e njihte të plagosurin.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në incident. Sipas burimeve të televizionit Alsat, personi i plagosur dyshohet të jetë këngëtari Aziz Murati. Gjendja e tij shëndetësore mësohet të jetë stabile. (Alsat-M)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Dimitrievski: Gjykimet në shqip, në Shqipëri e Kosovë!

13.11.2026

Mickoski: Marrëveshja me VLEN-in nuk ndryshon deri në 2028

13.11.2026

Spitali Kumanovës punëson edhe 23 mjekë specializantë, asnjë shqiptar?!

14.11.2026

Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai! Kush është “napoleoni” shqiptar dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

13.11.2026