JETA

Labi Tahiri mbledh mbi 50 mijë euro për ish-ushtarin e UÇK-së Gani Kocin

Kosova.Today ·

Labi Tahiri siguron mbi 50 mijë euro për Gani Kocin Këngëtari Labinot Tahiri ka njoftuar se janë siguruar të gjitha mjetet financiare të nevojshme për trajtimin e ish-ushtarit të UÇK-së dhe ish-të burgosurit politik, Gani Kocin. Brenda vetëm...

Labi Tahiri siguron mbi 50 mijë euro për Gani Kocin

Këngëtari Labinot Tahiri ka njoftuar se janë siguruar të gjitha mjetet financiare të nevojshme për trajtimin e ish-ushtarit të UÇK-së dhe ish-të burgosurit politik, Gani Kocin.

Brenda vetëm një dite pasi nisi fushatën për mbledhjen e ndihmave, Tahiri njoftoi se janë grumbulluar më shumë se 50 mijë euro për Kocin. “Dua të ju falënderoj dhe t’ua jap lajmin e mirë që në mëngjes se paratë për bacën Gani u mblodhën të gjitha. Zot, faleminderit”, shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.

Tahiri theksoi se diaspora shqiptare ka qenë shtylla kryesore e solidaritetit gjatë gjithë këtyre viteve. “Diaspora ime e pandalshme dhe e pathyer politikisht, kombëtarisht dhe shpirtërisht për atdhe; faleminderit pa fund që kontribuat tani e 60 vite pa u ndalur”, u shpreh ai.

Ai falënderoi edhe qytetarët në Kosovë dhe trojet shqiptare për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, duke vlerësuar solidaritetin e tyre pavarësisht vështirësive të përballuara.

Në kontekstin e nismave humanitare të tij, Tahiri tha se përmes tyre janë ndihmuar qindra familje gjatë viteve. “A e dini se vetëm me mua ju keni shpëtuar mbi 500, 1000 e më shumë jetë, ku ne ua kemi siguruar paratë familjeve”, theksoi ai.

Në fund, ai i uroi shërim të shpejtë Gani Kocit, duke theksuar se veteranët e luftës meritojnë mbështetje të vazhdueshme për sakrificën e tyre. “Baca Gani, të uroj shërim të shpejtë dhe qofsh me jetë të gjatë. E di që sot i kemi bërë krenar të gjithë veteranët me këtë lajm, sepse dje në luftë ju dhe shokët sakrifikuat për mua dhe për dy milionë shqiptarë në Kosovë. Tani unë jam në shërbimin tënd dhe të gjithë vendit”, përfundoi Tahiri.

Me pak fjalë

Këngëtari Labinot Tahiri ka siguruar mbi 50 mijë euro për trajtimin e ish-ushtarit të UÇK-së Gani Kocin, përmes një fushate të shpejtë mbledhjeje fonde. Tahiri ka falënderuar diasporën shqiptare dhe qytetarët në Kosovë për solidaritetin e tyre të vazhdueshëm ndaj veteranëve të luftës.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Tregu i Krishtlindjeve në St. Gallen largon dy atraksione tradicionale për fëmijë

12.11.2026

Zvicra shënon nesër Ditën e Produkteve të Dorës së Dytë

13.11.2026

St. Gallen: U promovua libri poetik në gjuhën gjermane i Isuf Sherifit

15.11.2026

Shqyrtohen masa për të shkurtuar pritjet në kontrollet e aeroporteve

14.11.2026