JETA

Syla i OVL UÇK’së zbulon planin për Kurtin e deputetët nëse s’do votohej Ligji për Specialen

Kosova.Today ·

Gazmend Syla nga OVL e UÇK’së ka folur për një deklarim të Daut Haradinajt i cili ka thënë se në mesin e protestuesve ka pasur edhe prej atyre që kanë qenë të pajisur me bomba. Syla ka thënë se në asnjë formë s’do të dëmtoheshin institucionet...

Gazmend Syla nga OVL e UÇK’së ka folur për një deklarim të Daut Haradinajt i cili ka thënë se në mesin e protestuesve ka pasur edhe prej atyre që kanë qenë të pajisur me bomba.

Syla ka thënë se në asnjë formë s’do të dëmtoheshin institucionet e Republikës së Kosovës meqë veteranët kanë më së shumti hise në to.

Megjithatë ai ka thënë se nëse s’do të votohej Ligji për Specialen, kanë pasur plan që t’i bllokonin hyrjet e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, që kryeministri dhe deputetët të mos mund ta bënin punën e tyre.

“Ky presion popullor, ka qenë ideja me ia pamundësu z. Kurti e deputetëve që mendojnë ndryshe mos me e votu këtë ligj, me ua pamundësua punën e tyre. Ka qenë ideja edhe para kryeministrie e para Kuvendit me i blloku hyrjet”, ka thënë Syla në emisionin ‘Frontal’ në T7.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Cyrihu mund të ndërtojë mbi 20 mijë banesa pa prishur asnjë ndërtesë

11.11.2026

U hap sot në Bernë ekspozita “CHIPS”, një udhëtim në botën e mikroçipave

13.11.2026

Saimir Shala: “Shqipëria do të bëhet një destinacion 365-ditor”

11.11.2026

Zvicra shënon nesër Ditën e Produkteve të Dorës së Dytë

13.11.2026