SHQIPERIA

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të kushtojë litri

Kosova.Today ·

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja tavan për shitjen me pakicë dhe shumicë të naftës dhe benzinës në vend. Në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë, më 11 nëntor, Bordi përcaktoi se një litër naftë (gazoil) nuk mund të shitet...

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja tavan për shitjen me pakicë dhe shumicë të naftës dhe benzinës në vend.

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë, më 11 nëntor, Bordi përcaktoi se një litër naftë (gazoil) nuk mund të shitet me më shumë se 205 lekë, ndërsa çmimi maksimal për shitjen me shumicë do të jetë 193 lekë për litër.

Sa i përket benzinës, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është përcaktuar në 164 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë në 152 lekë për litër.

Sipas vendimit, çmimet e reja do të hyjnë në fuqi këtë të mërkurë, në orën 14:00, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të rishikohen në varësi të ndryshimeve të çmimeve të shitjes.

Bordi u ka tërhequr vëmendjen të gjithë operatorëve të tregtimit të karburanteve për detyrimin e zbatimit të çmimeve të përcaktuara. Në rast se konstatohen shkelje, ndaj subjekteve përgjegjëse parashikohet pezullimi i aktivitetit.

Vendimi është marrë në kuadër të situatës së veçantë të shpallur në tregun e hidrokarbureve, bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave dhe aktet ligjore në fuqi.

Në njoftimin zyrtar, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëjnë me dije se synimi i këtij mekanizmi është mbrojtja e interesave të konsumatorëve dhe garantimi i konkurrencës së ndershme në treg.

The post Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të kushtojë litri appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Grabiti dy banka në Tiranë, Gjykata lë në burg 50-vjeçarin

11.11.2026

Të shpallur në kërkim për mashtrim dhe vjedhje, arrestohen dy persona në Rinas! Pritet ekstradimi i 31-vjeçarit turk

11.11.2026

Balla për kërkesën e Veliajt për të marrë pjesë në Asamblenë e PS: E kam mik, por të përballet vetë me drejtësinë

11.11.2026

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, dyshohet se e zuri korrenti gjatë riparimit të një defekti

09.11.2026