Leona Fetai nga Gostivari fiton titull evropian në kikboks
Leona Fetai, me origjinë nga fshati Simnicë i Gostivarit, ka fituar vendin e parë në disiplinën K1, në kategorinë deri në 65 kilogramë, në Kampionatin Evropian të organizuar nga World Thai Kickboxing Association (WTKA). Lajmin për suksesin...
Leona Fetai, me origjinë nga fshati Simnicë i Gostivarit, ka fituar vendin e parë në disiplinën K1, në kategorinë deri në 65 kilogramë, në Kampionatin Evropian të organizuar nga World Thai Kickboxing Association (WTKA).
Lajmin për suksesin e saj e ka bërë të ditur babai përmes një postimi në rrjetet sociale, përcjell albinfo.ch.
Fetai e përfundoi garën me titullin e kampiones në kategorinë e saj, duke marrë edhe trofeun dhe rripin e kampiones.
Ky rezultat shënon një arritje të rëndësishme për sportisten me rrënjë nga Gostivari në garat ndërkombëtare të kikboksit./Albinfo.ch
The post Leona Fetai nga Gostivari fiton titull evropian në kikboks appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.