Leona Fetai nga Gostivari fiton titull evropian në kikboks
Leona Fetai, me origjinë nga fshati Simnicë i Gostivarit, ka fituar vendin e parë në disiplinën K1, në kategorinë deri në 65 kilogramë, në Kampionatin Evropian të organizuar nga World Thai Kickboxing Association (WTKA).
Lajmin për suksesin e saj e ka bërë të ditur babai përmes një postimi në rrjetet sociale, përcjell albinfo.ch.
Fetai e përfundoi garën me titullin e kampiones në kategorinë e saj, duke marrë edhe trofeun dhe rripin e kampiones.
Ky rezultat shënon një arritje të rëndësishme për sportisten me rrënjë nga Gostivari në garat ndërkombëtare të kikboksit./Albinfo.ch
The post Leona Fetai nga Gostivari fiton titull evropian në kikboks appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.