MAQEDONIA

Mickoski: Alta Bank është në gjendje të shkëlqyer, po përpiqemi të gjejmë blerës

Kosova.Today ·

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se, së bashku me ministren e Financave dhe guvernatorin e Bankës Popullore, do të zhvillojë takime me blerës potencialë të Alta Bankës, përcjell TV21. Ai tha se, ndryshe nga opozita, e cila sipas...

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se, së bashku me ministren e Financave dhe guvernatorin e Bankës Popullore, do të zhvillojë takime me blerës potencialë të Alta Bankës, përcjell TV21. Ai tha se, ndryshe nga opozita, e cila sipas tij shpreson në skenarët më të këqij, pushteti po përpiqet të gjejë një zgjidhje. Mickoski siguroi se, edhe në rastin më të keq, çdo depozitues do të kompensohet deri në qindarkën e fundit.

“Qeveria dhe opozita, konkretisht LSDM-ja, kanë ambicie të ndryshme. Ata i gëzohen skenarëve më të këqij, ndërsa ne po bëjmë çmos për të gjetur një zgjidhje, përkatësisht një blerës që do ta blejë bankën, sepse banka është vërtet në gjendje të shkëlqyer. Ata gëzohen që qytetarët të mos kompensohen, ashtu siç ndodhi me rastin “TAT” në kohën e LSDM-së, apo me “Eurostandard Bank”, po ashtu në kohën e LSDM-së. Kam thënë dhe qëndroj pas asaj që kam deklaruar se çdo kreditor dhe çdo depozitues do të kompensohet deri në qindarkën e fundit. Pjesa dërrmuese e depozitave janë të siguruara nga Fondi i Sigurimit të Depozitave, ndërsa pasuritë e bankës tejkalojnë dukshëm detyrimet e saj. Megjithatë, ne po përpiqemi ta shmangim këtë skenar të zi, për të cilin, sipas tij, lutet dhe punon çdo ditë opozita e LSDM-së. Po bëjmë përpjekje që kjo të mos ndodhë dhe të gjejmë një blerës. Në ditët në vijim, së bashku me guvernatorin dhe ministren e Financave, do të zhvillojmë një takim, ose më saktë disa takime, me institucione të ndryshme financiare që mund të jenë blerës potencialë të bankës.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Arkin Jahiji nesër pranon zyrtarisht mandatin si kryetar i Komunës së Bërvenicës

08.11.2026

Ali Ahmeti përkujton Tahir Hanin: Mbi 40 vjet bashkë në rrugëtimin kombëtar!

09.11.2026

Ministri Ferati mori pjesë në Panel diskutimin në Gjermani- shkëmbehen përvoja për Strategjinë kombëtare të interkulturalizmit 2027–2032

08.11.2026

Kryeministri Mickoski ofendohet nga deklaratat e Hodait

09.11.2026