KOSOVA

Rreth 150 mijë lodra për fëmijë nga Kina ndalohen të hyjnë në tregun e Kosovës

Kosova.Today ·

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka ndaluar vendosjen në treg të rreth 150 mijë lodrave për fëmijë me origjinë nga Kina, pasi nuk plotësonin standardet e kërkuara të sigurisë. Sipas...

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka ndaluar vendosjen në treg të rreth 150 mijë lodrave për fëmijë me origjinë nga Kina, pasi nuk plotësonin standardet e kërkuara të sigurisë.

Sipas njoftimit, aksioni është zhvilluar gjatë ditëve të fundit në pikat doganore të Kosovës, në kuadër të një aktiviteti të përbashkët të mbikëqyrjes së tregut në vendet anëtare të CEFTA-s

Qëllimi i këtij aksioni ishte forcimi i kontrolleve dhe parandalimi i hyrjes në treg të produkteve që nuk përmbushin standardet e sigurisë.

Gjatë inspektimeve është konstatuar se lodrat e ndaluara nuk i plotësonin kërkesat themelore të përcaktuara me Rregulloren nr. 02/2017 për sigurinë e lodrave.

IQMT ka paralajmëruar se lodrat që nuk përmbushin standardet ligjore mund të paraqesin rrezik serioz për shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se, përmes IQMT-së, do të vazhdojë kontrollet dhe mbikëqyrjen e produkteve që vendosen në treg, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e sigurisë së tyre.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Gani Mehmetaj rrëfen për atentatin e dyshuar ndaj Ibrahim Rugovës në Tiranë më 1999

10.11.2026

Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar

09.11.2026

Nga Zhegra e Gjilanit në majë të botës së orëve – Rexhep Rexhepi fiton çmimin më të madh ndërkombëtar.

08.11.2026

Kurti takon mërgatën në Francë, u premton mbështetje për investime në Kosovë

09.11.2026