Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, policia në kërkim të autorit
Të shtëna me armë zjarri në ajër janë raportuar rreth orës 22:45 në lagjen nr. 6 të Durrësit, pas një konflikti mes dy personave. Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar.
Sipas informacionit paraprak të policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve Gj. P. dhe H. Ll.
Shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e H. Ll., i dyshuar si autor i të shtënave.
Policia bën me dije se “grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.
The post Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, policia në kërkim të autorit appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.