JETA

Rama akuzon Qeverinë për përjashtimin e tij nga forumi për “Lojërat Mesdhetare 2030”: Ky është mentaliteti qeverisës i Albin Kurtit

Kosova.Today ·

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë e Albin Kurtit se ka kërkuar përjashtimin e tij nga lista e folësve në forumin “Road to 2030: Kosovo on the Mediterranean Stage”, i organizuar nga European Investors Council (EIC). Përmes...

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë e Albin Kurtit se ka kërkuar përjashtimin e tij nga lista e folësve në forumin “Road to 2030: Kosovo on the Mediterranean Stage”, i organizuar nga European Investors Council (EIC).

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se, pavarësisht se Prishtina është qyteti nikoqir i “Lojërave Mesdhetare 2030”, ai nuk është përfshirë në mesin e folësve në forum, sipas tij, me kërkesë të drejtpërdrejtë të Ministrisë së Sportit.

Rama e ka cilësuar këtë si “vendim politik” dhe “presion ndaj organizatorëve”, duke mohuar se bëhet fjalë për një çështje protokollare.

“Ky është mentaliteti qeverisës i Albin Kurtit, ku edhe një projekt i përmasave ndërkombëtare tentohet të filtrohet përmes interesit partiak dhe kontrollit politik”, ka shkruar Rama.

Ai ka kritikuar faktin që një forum i dedikuar koordinimit, partneritetit dhe investimeve për vitin 2030, sipas tij, po shoqërohet me përjashtimin e kryetarit të qytetit nikoqir nga fjala.

“Lojërat Mesdhetare nuk janë instrument partiak i Vetëvendosjes. Prishtina 2030 nuk është pronë politike e askujt”, ka deklaruar Rama.

Kryetari i Prishtinës ka thënë se, edhe nëse kryeministri Kurti mund të ndikojë në listën e folësve, projekti i “Prishtina 2030” është më i madh se interesat politike.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

St. Gallen: U promovua libri poetik në gjuhën gjermane i Isuf Sherifit

15.11.2026

Trenat TGV mes Bazelit dhe Parisit nuk qarkullojnë këtë fundjavë

14.11.2026

15 tregjet më të bukura të Krishtlindjes në Zvicër në vitin 2026

12.11.2026

Pinea Matoshi shpallet aktorja më e mirë e re në një festival prestigjioz të filmit në Gjermani

14.11.2026