SPORTI

Pensionohet Sadiku, tani bëhet drejtues në skuadrën zvicerane

Kosova.Today ·

Sulmuesi Armando Sadiku ka vendosur t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur në moshën 35-vjeçare. Lajmin e ka dhënë vetë lojtari me një postim emocionues në rrjetet sociale, ku shkruan: “Faleminderit futboll! Do të më mungosh!” Ish-futbollisti...

Sulmuesi Armando Sadiku ka vendosur t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur në moshën 35-vjeçare. Lajmin e ka dhënë vetë lojtari me një postim emocionues në rrjetet sociale, ku shkruan: “Faleminderit futboll! Do të më mungosh!”

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, me një karrierë shumë të pasur në tre kontinente, do ta vazhdojë karrierën si drejtues te klubi zvicerian i Bellinzona-s, transmeton albinfo.ch.

Pas aventurave me Gramozin dhe Elbasanin në Superiore, Sadiku ka provuar të luajë në shumë kampionate të huaja, si Zvicër, Poloni, Turqi, Spanjë, Bolivi dhe Indi.

Me Kombëtaren shqiptare numëron 38 ndeshje dhe 12 gola të shënuar. Të gjithë e kujtojnë për atë gol historik të shënuar kundër Rumanisë në Evropianin e 2016-ës. Ishte goli i parë kuqezi në një garë madhore evropiane, që i edhe fitoren e parë Shqipërisë në një Evropian.

Armando Sadiku do ta vazhdojë karrierën si drejtues klubi në Zvicër. Ai do të mbajë postin e drejtorit sportiv te Bellinzona, siç ka bërë me dije vetë klubi pak ditë më parë.

The post Pensionohet Sadiku, tani bëhet drejtues në skuadrën zvicerane appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ardian Krasniqi rikthehet në ring në Shtutgart, synon fitoren e 14-të në boksin profesionist

14.11.2026

“I shkreti mbrojtësi serb”, Klopp bën shaka pas debutimit mahnitës të Grudës

14.11.2026

Foda i kënaqur me paraqitjen e Kosovës, por zbulon problemin që i kushtoi me mos fitore ndaj Izraelit

14.11.2026

Kosova përballet sot me Izraelin në Ligën e Kombeve, ndeshja nis në orën 15:00

14.11.2026