MAQEDONIA

30 VJET PA PËRGJIGJE: KUSH QËNDROI PAS ATENTATIT NDAJ KIRO GLIGOROVIT?

Kosova.Today ·

Më 3 tetor 1996, në qendër të Shkupit, u krye atentati ndaj presidentit të atëhershëm të Maqedonisë, Kiro Gligorov. Sulmi ndodhi në rrugën “Makedonija”, para hotelit “Bristol”, kur një bombë e vendosur në një automjet u aktivizua në momentin...

Më 3 tetor 1996, në qendër të Shkupit, u krye atentati ndaj presidentit të atëhershëm të Maqedonisë, Kiro Gligorov. Sulmi ndodhi në rrugën “Makedonija”, para hotelit “Bristol”, kur një bombë e vendosur në një automjet u aktivizua në momentin që kalonte vetura e presidentit.

Gligorov i mbijetoi shpërthimit me lëndime të rënda në kokë. Në atentat humbi jetën shoferi i tij Aleksandar Spirovski, ndërsa u plagosën truproja Ilço Teovski dhe disa kalimtarë.

Hetimi zbuloi se sulmi ishte i mirëorganizuar, ndërsa autoritetet kontrolluan dhjetëra mijëra automjete dhe morën në pyetje një numër të madh personash.

Megjithatë, 30 vjet më vonë, ende nuk dihet kush e organizoi atentatin ndaj Kiro Gligorovit. Rasti mbetet i pazbardhur.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Adnan Azizi: Më shumë lidhje me Kosovën dhe Shqipërinë, më shumë lehtësime për qytetarët tanë

13.11.2026

Spitali Kumanovës punëson edhe 23 mjekë specializantë, asnjë shqiptar?!

14.11.2026

Alarm për sigurinë ushqimore: Kosova bllokon produktet e një qumështoreje nga Maqedonia, zbulohet bakteri E. coli!

13.11.2026

Pa patentë dhe nën alkool: Nëntë shoferë përfunduan në polici

15.11.2026