JETA

Një në tre persona mbi 60 vjeç ndihet i vetmuar në Zvicër

Kosova.Today ·

Më shumë se një e treta e personave mbi 60 vjeç në Zvicër ndihen të vetmuar, sipas një studimi të ri të realizuar nga instituti GFS Zürich në kuadër të një hulumtimi të porositur nga Pro Senectute, përcjell albinfo.ch. Studimi tregon se rreth...

Më shumë se një e treta e personave mbi 60 vjeç në Zvicër ndihen të vetmuar, sipas një studimi të ri të realizuar nga instituti GFS Zürich në kuadër të një hulumtimi të porositur nga Pro Senectute, përcjell albinfo.ch.

Studimi tregon se rreth 800 mijë të moshuar në Zvicër do të dëshironin të kishin më shumë shoqëri. Problemi bëhet edhe më i përhapur me rritjen e moshës, ndërsa personat që jetojnë pa partner kanë rrezik më të madh të përjetojnë vetmi.

Sipas ekspertëve, vetmia mund të ndikojë edhe në cilësinë e jetës dhe shëndetin e të prekurve, duke çuar në izolim social, mungesë aktiviteti fizik dhe probleme psikologjike.

Për ta luftuar këtë gjendje, Pro Senectute rekomandon aktivitete që mundësojnë kontaktin me njerëz të tjerë, si angazhimi vullnetar, pjesëmarrja në kurse, grupet e ecjes apo aktivitete të ndryshme sociale./Albinfo.ch

The post Një në tre persona mbi 60 vjeç ndihet i vetmuar në Zvicër appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kurti dhe Parmelin diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës

13.11.2026

Trenat TGV mes Bazelit dhe Parisit nuk qarkullojnë këtë fundjavë

14.11.2026

Dua Lipa bëhet një nga emrat kryesorë të festivalit gjigant Coachella

12.11.2026

Sulm kibernetik ndaj qendrës shëndetësore në Chur të Zvicrës, vidhen të dhënat e pacientëve dhe punonjësve

12.11.2026