FC Basel publikon një fotografi të Xherdan Shaqirit, duke krahasuar pamjen e tij në vitin 2013 me atë të vitit 2026
Në fotografinë e publikuar shfaqen dy portrete të Shaqirit: njëri nga viti 2013 dhe tjetri nga viti 2026. Krahas tyre janë vendosur logot e videolojërave të njohura “Grand Theft Auto V” dhe “Grand Theft Auto VI”, duke krijuar një paralele humoristike mes kalimit të viteve dhe ndryshimit të pamjes së futbollistit, shkruan albinfo.ch.
Postimi rikujton gjithashtu periudhën kur Shaqiri ishte pjesë e FC Baselit, klub me të cilin u afirmua në futbollin evropian, përpara se të vazhdonte karrierën në disa prej skuadrave të njohura të kontinentit./Albinfo.ch
The post FC Basel publikon një fotografi të Xherdan Shaqirit, duke krahasuar pamjen e tij në vitin 2013 me atë të vitit 2026 appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.