Blerjet online, forma më e shpeshtë e mashtrimit kibernetik sipas një ankete
Mashtrimet gjatë blerjeve online janë forma më e shpeshtë e krimit kibernetik e raportuar nga të prekurit në Zvicër. Kështu rezulton nga një anketë e institutit Ipsos, e publikuar sot nga Helvetia Baloise, përcjell albinfo.ch.
Anketa përfshiu 1.000 persona të moshës 18 deri në 74 vjeç në pjesën gjermanishtfolëse dhe frëngjishtfolëse të vendit. Rreth 21 për qind deklaruan se kishin qenë personalisht viktima të krimit kibernetik.
Mes të prekurve, 42 për qind raportuan mashtrime gjatë blerjeve online, 29 për qind tentativa mashtrimi përmes mesazheve apo faqeve të rreme dhe 24 për qind marrje të paautorizuar të llogarive personale.
Të rinjtë e moshës 18 deri në 29 vjeç rezultojnë më të prekur: 34 për qind kanë përjetuar personalisht një rast të tillë, kundrejt 15 për qind te grupmosha 50 deri në 59 vjeç.
Në 52 për qind të rasteve është shkaktuar humbje financiare. Në prag të Black Friday, rekomandohet kontrollimi i adresës së dyqanit, të dhënave të kontaktit dhe vlerësimeve të klientëve, veçanërisht kur çmimet duken jashtëzakonisht të ulëta./Albinfo.ch
The post Blerjet online, forma më e shpeshtë e mashtrimit kibernetik sipas një ankete appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.