Çmime të reja të derivateve të naftës nga mesnata

  • Ndaje
Çmime të reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut sot do të sjellë një vendim të ri për çmimet me pakicë të derivateve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi në mesnatë.

Në pajtim me listën aktuale të çmimeve, një litër benzinë EUROSUPER BS-95 aktualisht shitet me çmim prej 86 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 kushton 88 denarë për litër.

Çmimi me pakicë i dizelit është 94,5 denarë për litër, kurse vaji ekstra i lehtë për amvisëri shitet për 103,5 denarë për litër.

Ndërkohë, çmimi i mazutit aktualisht është 49,31 denarë për kilogram./INA/

The post Çmime të reja të derivateve të naftës nga mesnata appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.


2 lexime 2 sot