Rama: I dyshuari për tjetërsimin e pronave në Prishtinë është punonjës i Arkivit Ndërkomunal, jo i komunës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se, zyrtari i dyshuar për përfshirje në tjetërsimin e pronave në Prishtinë është punonjës i Arkivit Ndërkomunal, institucion i cili është në funksionon në kuadër të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, në varësi të ministrisë së Kulturës.
Rama, i ka vlerësuar të pasakta, raportimet që e paraqesin personin si punonjës të komunës së Prishtinës.
Postimi:
Për sqarim, zyrtari i dyshuar për përfshirje në tjetërsimin e pronave në Prishtinë është punonjës i Arkivit Ndërkomunal, institucion që funksionon në kuadër të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, në varësi të MINISTRISË SË KULTURËS!
Prandaj, raportimet që e paraqesin atë si punonjës të Komunës së Prishtinës janë të pasakta!
Shëndet!
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.