Pas Elisa Spiropalit, Rama kërkon përjashtimin nga PS edhe të Plarent Ndrecës, avokatit të Veliajt

  • Ndaje
Pas Elisa Spiropalit, Rama kërkon përjashtimin nga PS edhe të Plarent Ndrecës, avokatit të Veliajt

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar përjashtimin nga Partia Socialiste të avokatit të Erion Veliajt, Plarent Ndrecës, gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Sipas informacioneve të raportuara nga mbledhja, Rama ka kërkuar që përjashtimi i Ndrecës të hidhet në votim. Ky i fundit nuk është i pranishëm në Asamblenë e socialistëve.

Kërkesa vjen pasi, gjatë të njëjtës mbledhje, kryesocialisti ka kërkuar gjithashtu votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga partia.

Ndërkohë, në diskutimet për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, Rama mësohet të jetë shprehur: “Për atë jo, sepse i ka duart e lidhura”.

Diskutimet zhvillohen në një Asamble të shoqëruar me dyer të mbyllura, pasi kryeministri kërkoi ndërprerjen e transmetimit publik dhe fikjen e telefonave celularë nga të pranishmit.

Në të njëjtën mbledhje, Rama është ndalur edhe te protestat e fundit, duke paralajmëruar një angazhim më të madh të socialistëve në terren dhe komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët.

The post Pas Elisa Spiropalit, Rama kërkon përjashtimin nga PS edhe të Plarent Ndrecës, avokatit të Veliajt appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.