Emërimi i Esmeralda Hasanit në krye të SHISH-it, Manjani: Nuk është ndryshim që iku njëra dhe erdhi tjetra

  • Ndaje
Emërimi i Esmeralda Hasanit në krye të SHISH-it, Manjani: Nuk është ndryshim që iku njëra dhe erdhi tjetra

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi Ylli Manjani ka komentuar emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), në vend të Vlora Hysenit.

Manjani shprehu kritika ndaj institucionit, duke theksuar se operacionet e zhvilluara në Shqipëri janë realizuar falë partnerëve ndërkombëtarë dhe se sipas tij SHISH-i është ende larg standardeve që duhet të përmbushë.

“ Të gjitha operacionet që janë organizuar në Shqipëri janë bërë falë partnerëve tanë. Ky institucion është shumë larg të qenit aty ku duhet të jetë. Kjo është shumë më e madhe dhe më e rëndë sesa çfarë ka bërë Vlora Hyseni apo çfarë mund të bëjë Esmeralda Hasani. Unë po ju them faktin. Nëse ju duket relativizues fakti, vazhdoni. Problemi është nëse duam të ndryshojmë, ndryshimi duhet të jetë ndryshe, nuk është ndryshim që erdhi njëra dhe iku tjetra”, u shpreh Manjani.

The post Emërimi i Esmeralda Hasanit në krye të SHISH-it, Manjani: Nuk është ndryshim që iku njëra dhe erdhi tjetra appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.