Rama feston fitoren e Shqipërisë mes liderëve europianë: Isha pranë Melonit dhe Macron, nuk di si t’i falenderoj çunat

  • Ndaje
Rama feston fitoren e Shqipërisë mes liderëve europianë: Isha pranë Melonit dhe Macron, nuk di si t’i falenderoj çunat

Fitorja 2-0 e Shqipërisë ndaj Finlandës ka marrë vëmendjen edhe të kryeministrit Edi Rama, i cili ka ndarë një episod nga mbrëmja e tij gjatë takimit të Komunitetit Politik Europian.

Rama tregoi se në darkën ku ishte i pranishëm, në të njëjtën tavolinë me të ndodheshin kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri i Finlandës, vendi që kuqezinjtë mposhtën në fushën e lojës.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se atmosfera në darkë u bë edhe më interesante pas fitores së Shqipërisë, ndërsa përmendi edhe suksesin e Italisë ndaj Francës.

Në një moment, Rama tregoi se në tavolinën ngjitur ndodhej edhe presidenti francez Emmanuel Macron, duke e lidhur rezultatin e ndeshjeve me bisedat mes liderëve.

“Nuk ka fjalë për t’i falënderuar çunat e Kombëtares kuqezi, se na dhanë një fitore fantastike me Finlandën dhe ndërkohë Italia fitoi me Francën, e merrni vetë me mend sesi shkoi muhabeti”, u shpreh Rama.

Kryeministri shtoi se e kishte mbyllur mbrëmjen me fitore, duke përshëndetur lojtarët e Kombëtares dhe duke ndarë edhe një batutë për darkën mes përfaqësuesve të vendeve që u përballën në fushën e futbollit.

“Ishim në darkë, tashmë jam në makinë dhe bashkë me motrën e mbyllëm me fitore darkën sot”, tha Rama.

Fitorja e kuqezinjve ndaj Finlandës me rezultatin 2-0 u bë kështu pjesë edhe e bisedave në tryezën diplomatike europiane.

The post Rama feston fitoren e Shqipërisë mes liderëve europianë: Isha pranë Melonit dhe Macron, nuk di si t’i falenderoj çunat appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.