Gjorgjievski: Shkupi e kujton çmimin e lirisë së tij

  • Ndaje
Gjorgjievski: Shkupi e kujton çmimin e lirisë së tij

Shkupi e kujton çmimin e lirisë së tij dhe nuk do t’i harrojë ata që e paguan me jetën e tyre, porositi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski me rastin e 13 nëntorit – Ditës së Çlirimit të Shkupit.

Në postimin në Fejsbuk, Gjorgjievski informoi se sot në mëngjes ka mbajtur takimin tradicional me përfaqësuesit e Bordit të Qytetit të Lidhjes së luftëtarëve nga Lufta antifashiste nacionalçlirimtare e Maqedonisë.

“I falënderova për përkushtimin me të cilin ruajnë kujtimin e çlirimtarëve dhe ua përcjellin betimin e tyre brezave të rinj”, deklaroi Gjorgjievski.

Ai kujton se në këtë ditë, pas disa ditësh betejash të vështira me okupatorin fashist, Luftëtarët e divizioneve çlirimtare popullore të 42-të dhe 50-të dhe Brigadës së 16-të maqedonase i sollën lirinë Shkupit.

“Me guxim dhe sakrificë të jashtëzakonshme, ata hapën rrugën drejt së ardhmes së qytetit tonë. Bëma e tyre jeton në çdo mëngjes të lirë në Shkup, në çdo brez që rritet me të drejtën për të ëndërruar, krijuar dhe me krenari t’i përkasë qytetit të tyre. Ata luftuan për liri. Është detyra jonë të jemi të denjë për të”, tha Gjorgjievski.

Ai ka thënë se si kryetar komune, mban përgjegjësinë me respekt dhe vendosmëri të thellë për të ndërtuar një Shkup në të cilin dinjiteti, solidariteti dhe uniteti do të jenë pjesë e jetës së përditshme.

“Një qytet që do t’ua lëmë brezave të ardhshëm me krenari, të vetëdijshëm se kemi dhënë më të mirën tonë. Le të jetë i përjetshëm betimi i çlirimtarëve për ne! Le ta mbrojmë Shkupin, ta ndërtojmë dhe ta duam me vepra! Lavdi e përjetshme heronjve që sollën 13 Nëntorin! Lavdi luftëtarëve për një Shkup të lirë!, ka thënë mes tjerash Gjorgjievski.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.