Goditet një rast i shitjes së drogës në Durrës, arrestohet 35-vjeçari! Policia i gjen kanabis edhe në banesë

  • Ndaje
Goditet një rast i shitjes së drogës në Durrës, arrestohet 35-vjeçari! Policia i gjen kanabis edhe në banesë

Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Durrës. Arrestimi i tij në Qerret ka ardhur pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi kanabis.

Pas zbulimit të drogës, policia ka kryer kontrolle edhe në banesën e 35-vjeçarit ku iu gjet një tjetër sasi kanabis. Lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

“Durrës/Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike. Posedonte lëndë narkotike Cannabis Sativa, me qëllim shitjen, kapet në flagrancë në Qerret dhe arrestohet 35-vjeçari.   

Sekuestrohet lënda narkotike. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, si rezultat i kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, goditën një rast të kësaj veprimtarie dhe arrestuan autorin e dyshuar, L. K., 35 vjeç, banues në Qerret, Durrës.   

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, në vendin ku u ndalua, në Qerret, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Në vijim, gjatë kontrollit në banesë iu gjet një tjetër sasi e kësaj lënde.  Lënda narkotike, të cilën ky shtetas e posedonte me qëllim shitjen, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.

The post Goditet një rast i shitjes së drogës në Durrës, arrestohet 35-vjeçari! Policia i gjen kanabis edhe në banesë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.